Naser Kelmendi, drogë, para, vrasje dhe miq me ndikim

Kronikë e zezë

Naser Kelmendi, drogë, para, vrasje dhe miq me ndikim

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:12

Naser Kelmendi dëshiron që ta portretizojë veten si person të thjeshtë, ndërmarrës që ka pasur prona të vlefshme dhe një fabrikë të akullores si dhe njeri me miq në poste të larta në Bosnjë e Hercegovinë.

Bazuar në aktakuzën 49-faqëshe të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ai është udhëheqës i trafikimit të drogës që mes viteve 2000 dhe 2012 ka fituar miliona duke kontrabanduar heroinë, ecstasy, speed dhe droga tjera përmes një rrjeti që lidhte Afganistanin dhe Turqinë me Bashkimin Evropian.

Shtatë nga nëntë pikat e aktakuzës kanë të bëjnë me operacionin e drogës që udhëhiqte Kelmendi. Prokurorët thanë se ai operacion ishte efektiv dhe se hetimet e tyre “kanë zbuluar se ai dhe djemtë e tij kanë prona me vlerë prej miliona eurosh në Bosnjë, Mal të Zi, Kosovë dhe gjetiu.”

Dy pikat tjera të aktakuzës e ngarkojnë Kelmendin se kanë përgatitur komplotin, së bashku me anëtarë tjerë të grupit të krimit të organizuar, përfshirë ish-Ministrin e Mbrojtjes të BeH dhe kandidatin aktual për kryetar të vendit Fahrudin Radonqiq, për ta vrarë mafiozin rival – Ramiz ‘Celo’ Delaliqin në vitin 2007.

Kelmendi po mbahet i burgosur në Kosovë qe më shumë se një vit, në pritje të gjykimit i cili pritet të fillojë në tetor, në po të njëjtin muaj kur Radonqiqi shpreson të zgjidhet Kryetar i BeH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat