Therje me thikë, tre të lënduar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therje me thikë, tre të lënduar në Prishtinë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 11:11

Një person ka sulmuar me thikë tre persona të tjerë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Megjithatë, sipas mjekut ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Enver Zymberi’, ku të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe pas intervistimit janë liruar për në shtëpi.

I dyshuari është arrestuar por me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat