Arrestohet shqiptari. Vrau 2 persona në Milano, kërkohej për vrasje të trefishtë në Shqipëri(Foto)

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari. Vrau 2 persona në Milano, kërkohej për vrasje të trefishtë në Shqipëri(Foto)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 12:15

Ai që vrau dy persona (njeri prej tyre shqiptar) në qendër të Milanos mbrëmjen e së premtes është shqiptari Kastriot Zhuba. Ky preson akuzohet se në vitin 2012 vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës. Një ditë më parë Zhuba ekzekutoi Arben Kthellën, plagosi kushëririn e tij, Mondi Kthella dhe vrau edhe një shtetas egjiptian.
Zhuba uj arratis drejt Italisë menjërherë pasi më 25 shtator të vitit 2012 vrau me breshëri automatiku fqinjët e tij. 49 vjeçari ekzekutoi bashkëshortët Rrok dhe Miranda Shtjefni 52 dhe 50 vjeç ndërsa hynin në banesën e tyre së bashku me djalin e tyre, Fatjonin 24 vjeç. Gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes dy familjeve Shtjefni dhe Zhuba.

Në foto shihen momentet e arrestimit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat