Fier, arrestohen gjashtë persona për shfrytëzim prostitucioni

Kronikë e zezë

Fier, arrestohen gjashtë persona për shfrytëzim prostitucioni

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 09:14

Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona mëngjesin e ditës së sotme, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë dy persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve nga policia e Fierit të arrestuarit janë Haxhi Lalaj, F.H, 47 vjeçe, B.Ç, 64 vjeç, E.F, 35 vjeç, M.B, 50 vjeç dhe Xh.D, 60 vjeç. Ndërkohë, Ll.N, dhe B.L, që të dy 69 vjeç, po ndiqen në procedim penal. Mësohet gjithashtu se Haxhi Lalaj shfrytëzonte apartamentin e tij për ushtrimin e prostitucionit.

Specialistët e seksionit kundër trafiqeve, në kuadër të operacionit të koduar ‘Private’, bënë të mundur që pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë të arrestonin këta persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat