Shifrat e frikshme të përdorimit të drogës në Kosovë

Kronikë e zezë

Shifrat e frikshme të përdorimit të drogës në Kosovë

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 09:03

Numri i përdoruesve të drogave nën moshën 18 vjeçare, është mbi 5 %. Sipas Labyrinth, tendenca e frikshme e rritjes,mund të bëjë që shumë shpejt 20 përqind e nxënësve, do jenë tymosës të marihuanës.
Kështu konstatohet në hulumtimin e organizatës joqeveritare “Labyrinth”, sipas të cilit, del se rreth 5 për qind e të rinjëve deri në moshën 18 vjeçare janë përdorues të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Për drejtorin e kësaj organizate, Safet Blakaj, shqetësuese është trendi i rritjes së përdorimit të substancave narkotike edhe nga fëmijët e moshave prej 12 – 13 vjeçar.
`Nëpër shkolla mund të themi që është 5 për qind. Shqetësuese për neve është që numri është duke u rritur me shpejtësi, për dallim prej vendeve të tjera, që do të thotë se shpejti do t”i zëm vëndet tjera. Le të themi vendet që kanë mjete më të mira prevenvtive, numri i përdoruesve atje arrinë në 20 për qind…”, tha për RTK, Safet BLAKAJ, Drejtor në Qendrën “Labyrinth”
Sipas Blakajt, prindërit e fëmijëve duhet të kenë kujdes kur u japin fëmijëve të tyre para, pasi ato mund të keqpërdoren për të blerë substanca narkotike, pasi çmimi i një paketimi prej 3 gramësh të marihuanës kushton 5 euro.
Ndërsa vendin ku ata zgjedhin ta marrin këtë substancë, është kryesisht ndonjë objekt i braktisur.
Në Policinë e Kosovës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, janë trajtuar 11 raste, në të cilat janë kapur fëmijët në afërsi të shkollave, duke përdorur drogë.
`Kryesisht rastet që ne i kemi në posedim, që kapen me substanca narkotike, sidomos në sasi të vogël, kemi të bëjmë me mosha deri në moshën 25 vjeçare. Kryesisht numri më i madh është i kësaj grup moshe, por fatkeqësisht kohëve të fundit kemi edhe mosha më të reja, do të thotë persona që janë minoren…`, tha Brahim SADRIU, zëdhënës i Policisë së Kosovës
Drejtoresha e shkollës fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, thekson se është e shqetësuar për rritjen e kësaj dukurie negative te fëmijët. Ajo thotë se menaxhimi i shkollës prej 930 nxënësve është mjaft i vështirë dhe stresues, pasi në mungesë të psikologut, ajo detyrohet vetë ta luajë këtë rol.
“Fatmirësisht në shkollën tonë nuk kemi të evidentuar ndonjë rast sa i përket kësaj çështjeje, por ne nuk thotë që duhet të rrimë duarkryq. Në mungesë të stafit profesional psikologjik, ne bëjmë organizimin e debateve me fëmijë dhe e senzibilizojmë këtë çështje”, thotë Valbona HADRI, drejtoreshë e Shkolles Fillore “Emin Duraku” Prishtinë.
Sipas saj, kyçja e pedagogëve apo psikologëve në shkolla, do të ishte një ndihmë për menaxhimin më të mirë të situatës edhe fëmijëve, dhe njëkohësisht për të përballuar gjithë këto ndryshime të cilat e përcjellin moshën e tyre.
Sjelljet delikuente të të miturve vazhdimisht janë shfaqur problematike në vitet e fundit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Vitet e fundit përdorimi i substancave narkotike mbetet një prej problemeve më shqetësuese, me të cilin, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të merren si duhet. Veprimtaritë që ndërlidhen me substancat narkotike janë të sanksionuara me dënime të ashpra në kapitullin e veçantë të Kodit Penal të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat