Vranë dhe betonuan të riun pse u ngacmoi gruan, dënohen tre vetë

Kronikë e zezë

Vranë dhe betonuan të riun pse u ngacmoi gruan, dënohen tre vetë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 16:33

Gjykata e Matit ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar Përparim Bojën me 25 vite burg, Luis Bojën me 17 vite burg dhe Fatjon Canin me 15 vite burg, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë së Matit, të sipërpërmendurit akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr të riun Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 2012 në Klos të rrethit Mat. Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës. Barmeta ishte masakruar, lidhur me tela dhe ishte hedhur në një gropë, ku për nxjerrjen e tij policia është orvatur rreth dy orë. Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria e Matit kërkoi burgim të përjetshëm për Përparim Boja dhe Fatjon Cani, si edhe 25 vjet për Luis Bojën .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat