Arrestohen tre persona të dyshuar se kanë kryer disa vepra penale

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar se kanë kryer disa vepra penale

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:29

Më 18 Shtator 2014, në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësitë në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës me ç’rast kanë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin se kanë kryer veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve si dhe për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Personat e arrestuar janë:

S. Dj. i lindur më 1985 m/s/k.
M. S. i lindur më 1987 m/sh/k
N. D. i lindur më 1989 m/sh/k
Bazuar në hetimet preliminare policore dy personat e dyshuar tanimë të arrestuar M.S dhe N.D kanë siguruar një sasi të narkotikëve dhe të njëjtën sasi ia kanë dhënë të dyshuarit S. Dj. i cili sipas marrëveshjes me të dyshuarit, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare si oficer korrektues i burgut në Smrekonicë ka marrë për detyrë që të njëjtën sasi të narkotikëve t ‘ia dorëzojë një personi tjetër të dyshuar i cili gjendet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Në vazhdim të realizimit të operacionit policor në momentin e ndalimit të dyshuarit S.Dj. i janë gjetur në posedim substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 69.1 gramë, e cila sasi ishte fshehur në dy paketime të pakove të cigareve. Ndërsa gjatë kontrollimit të dyshuarit N. D. i është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 3.7 gramë.

Më pas me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit M.S. dhe me këtë rast është gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: një pako plastike me sasi të farave të narkotikeve që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa me peshë prej 111 gramë, 1 (një) peshore digjitale , dhe 1 (një) armë elektrike (Elektroshok), 469 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me proceduara të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat