E transferoi, efektivi kërcënon drejtorin e policisë

Kronikë e zezë

E transferoi, efektivi kërcënon drejtorin e policisë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:20

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati, është kërcënuar nga një efektiv policie, ndërsa ndodhej në zyrën e tij.

Shkaku i këtij kërcënimi është transferimi në një tjetër pozicion i efektivit, i cili duket se e ka kundërshtuar fuqishëm këtë gjë dhe për këtë arsye ka debatuar me kryepolicin Nallbati, duke përfunduar në kërcënim.

Pavarësisht se dyshohet të jetë kërcënuar me armë, Nallbati pranoi se ka pasur debat me një punonjës të policisë, ndërkohë që mohoi të jetë kërcënuar me armë.

“Nuk jam kërcënuar me armë, ishte debat pune. Debati ndodhi gjatë një mbledhjeje, por tani jam në zyrë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat