Fier, arrestohen gjashtë persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Fier, arrestohen gjashtë persona të shpallur në kërkim

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:58

Forcat e Policisë së Fierit kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 6 persona të cilët ishin shpallur në kërkim.

Nëpërmjet operacionit të koduar “Wanted”, ku kanë marrë pjesë rreth 70 forca policie të Fierit, u bë i mundur arrestimi i 6 personave në kërkim dhe gjithashtu dhe 14 kontrolleve të banesave.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë: Orniel Bacinofki, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Aranit Gega, i dënuar me 13 vjet burg për trafik droge; Sinan Pernikaj, i dënuar me burgim për trafik droge; Agim Beqiraj, i dënuar me 7 vjet burg për trafik droge; Mustafa Abazaj, i dënuar për vjedhje me arrest me burg; dhe Kapo Tafilaj, i dënuar me arrest me burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat