Vrasja e kunatave në Durrës, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Vrasja e kunatave në Durrës, arrestohen dy të dyshuar

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 10:22

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi dyshohen të jenë autorët e vrasjes së dy të moshuarave në Durrës. Sipas burimeve të policisë dy të arrestuarit janë me origjinë nga Elbasani dhe Shijaku.

Aktualisht policia e Durrësit është duke marrë në pyetje dy personat, ndërkohë që një i tretë është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 shtator dhe tronditi Durrësin pasi dy kunatat e moshuara, përkatësisht Elsa dhe Gjinovefa Vava, u dhunuan për vdekje. Dy të moshuarat u gjetën të pajeta në banesën e tyre dykatëshe nga i biri i njërës prej viktimave.

Fillimisht dyshohej se, ngjarja mund të kishte lidhje me një çështje pronësie, pasi dy të moshuarat ishin pronare të disa pasurive të paluajtshme për të cilat ishin në proces gjyqësor.

Por më pas pista u fokusua tek grabitja, pasi u konstatua se në banesë mungonin 2 milionë lekë. Ndaj të moshuarave, sipas ekspertizës mjekoligjore ishte ushtruar dhunë, ndërsa ato u gjetën me duart të lidhura në banesën e tyre, ku asfiksia u solli dhe vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat