Sërish shpërthim në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Sërish shpërthim në Fushë-Krujë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 08:49

Një shpërthim eksplozivi është dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Larushk, të Fushë-Krujës. Mësohet se qendër e sulmit ka qenë një objekt tre katesh, në pronësi të Alfred Çorushit. Ndërsa nuk dihet nëse godina ka qenë për banim apo përdorej për biznes.

Sipas burimeve paraprake, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Ky nuk është shpërthimi i parë që ndodh në Fushë-Krujë. Fushë-Kruja është kthyer në “epiqendrën” e shpërthimeve me tritol, ku numërohen rreth 18.

Pak ditë më parë automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi shpërtheu, pasi në të ishte vendosur lëndë plasëse eksploziv, që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat