Arrestohen dy të moshuar shqiptarë narkotrafikantë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të moshuar shqiptarë narkotrafikantë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:20

Policia italiane ka vënë në pranga një çift të moshuarish shqiptarë, të cilët u kapën duke shitur kokainë të pastër.

Policia e Perugia-s arrestoi shqiptaren me inicialet S.H. dhe bashkëshortin e saj me inicialet S.S. që të dy mbi 60 vjeç.

Dy të moshuarit u arrestuan teksa i shitën një klienti një dozë kokaine të pastër për 100 euro, por gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, efektivët e policisë zbuluan në tualet gjithashtu dhe rreth 74 doza të tjera kokaine, që peshonin 80 gramë.

Fakti që ka habitur më tepër policinë italiane ka qenë mosha e të arrestuarve.

Por ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar burimin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat