Lajmëron vdekjen e tij, i riu vritet live në Skype

Kronikë e zezë

Lajmëron vdekjen e tij, i riu vritet live në Skype

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:18

Ka shprehur dëshirën e tij për tu vetëvrarë në një forum anonim dhe për dy orë është ndeshur me lajmin e vdekjes së tij. Asnjë nuk ka provuar më parë ta bindë që të heqë dorë, askush nuk ka provuar të thërrasë policinë apo personat e duhur që mund t’i vijnë në ndihmë një rasti të tillë. “Kur nis shfaqja”, e ka pyetur dikush. Kështu, 26 vjeçari rus, Serghiei Kirillov i ka dhënë fund jetës së tij dhe e ka filmuar të gjithë procesin, i cili është shfaqur më pas në Skype. Ashtu siç kishte lajmëruar në forum, djaloshi ishte shfaqur i përpiktë në orar, me një shishe vodka në dorë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, sikur të ishte ndonjë videokonferencë, ka kthyer disa herë shishen ndërsa rregullonte kamerën në një karrige pas tij. Më pas i ka dhënë fund jetës. Gjithçka është publikuar në mediat ruse dhe në veçanti tabloidi Komsomolskaya Pravda në Shën Petërburg. Tabloidi thotë se vetëm një përdorues nuk e ka inkurajuar deri në fund për kryerjen e këtij akti mizor. Ai i ka sugjeruar në çat se nuk ia vlen të ndërmarrë nisma të tilla, për shkak të disa problemeve të vogla që mund të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat