U ngacmonte mbesën, tre burra në Patos rrëmbejnë dhe rrahin adoleshentin

Kronikë e zezë

U ngacmonte mbesën, tre burra në Patos rrëmbejnë dhe rrahin adoleshentin

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:14

Një i ri i moshës 18 vjeçare është paraqitur në policinë e Patosit për të denoncuar tre persona. 18 vjeçari Xh.S, ka deklaruar para uniformave blu se Antonio.F., 50 vjeç, Florentino.F. 53 vjeç dhe Klaudio. S, 25 vjeç banues në Patos, se nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë, e kanë marrë në mjetin e tyre dhe me pas e kanë qëlluar me grushta, me pretendimin se 18 vjeçari u ka ngacmuar mbesën e tyre. Siç raporton Noa.al, i riu ka thënë në polici se e pëlqente dhe i kishte folur një herë mbesës së tyre, por se nuk e kishte ngacmuar më. Dyshohet se e mitura është ankuar tek të afërmit për ngacmimin e të riut, duke bërë që xhaxhallarët dhe një kushëriri i saj të rrëmbejnë dhe të dhunojnë të riun. Për rrjedhojë pas denoncimit në ngarkim të tyre materialet u kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Heqje e lirisë së personit”, “Armembajtje pa leje”dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat