4 Vite burgim ndaj kryesit për veprat penale të kryera ndaj ish-bashkëshortes

Kronikë e zezë

4 Vite burgim ndaj kryesit për veprat penale të kryera ndaj ish-bashkëshortes

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:56

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, sot e enjte 18.09.2014, shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarve: I.K, A.A, S.A, dhe J.R, dhe trupi gjykues të njëjtit i shpalli fajtor dhe i dënoi dhe atë: të akuzuarin I.K, për kryerjen e veprave penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par.1 të KPRK-së, i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, rrëmbim nga neni 194 par.2 nënpar 2.3 lidhur me nenin 1 të KPRK-së, i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.2 lidhur me par.1 pika 1.4 të KPRK-së, i shqiptoi dënim burgimin në kohëzgjatje prej 3 muaj, dhe të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ku i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj, në atë mënyrë që sipas dispozitave ligjore i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 4 vite.

Ndërsa për të akuzuarit A.A, S.A dhe J.R, për veprën penale dhënia e ndihmës së kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 388 par.1 lidhur me neni 31 të KPRK-së, dhe u shqiptoi dënim burgimi prej nga 4 muaj secilit.

Ndryshe I.K, u akuzua se me datë 22.11.2013, rreth orës 20:00 , në Ferizaj, në rrugën “Avni Rrustemi”,në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarve M.T dhe F.T, me dashje ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve në atë mënyrë që me revolen Ekol Special 99, e kalibrit 9mm, mjet ky i rrezikshëm, ka shtënë një herë përpjetë para dyerve të shtëpisë ku aty kanë qenë të gjithë anëtarët e

familjes, ku ka rrezikuar sigurinë e tyre, me datë dhe kohë të njëjtë me përdorimin e forcës duke përdorur armën – revolen ka rrëmbyer ish bashkëshorten e tij me qëllim që ta detyroj të bashkëjetoj me të.

Ndërkohë në dënimin e shqiptuar të akuzuarit I.K, do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe atë nga data 27.11.2013, deri me datë 21.04.2014. Ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuaj pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat