Transportonin drogë, pranga katër korrierëve

Kronikë e zezë

Transportonin drogë, pranga katër korrierëve

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:52

Katër korrierë që transportonin drogë, janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë kufitare, në bashkëpunim me komisariatet e Sarandës dhe Delvinës.

Arrestimi i tyre u krye në kufi me Greqinë gjatë një operacioni nga efektivët për kontrollin e kufirit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i katër korrierëve, ndërsa mësohet se ata janë kapur në flagrancë teksa transportonin katër thasë të mbushur me kanabis sativa.

Droga më pas u sekuestrua nga Policia e Shtetit në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat