Shqiptari kërkohej për vrasje në '97, ekstradohet nga Anglia

Kronikë e zezë

Shqiptari kërkohej për vrasje në '97, ekstradohet nga Anglia

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 14:06

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 18 vjet burg për vrasje, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

Shtetasi shqiptar është Andi Bardhoshi, nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja për të cilën 39-vjeçari është deklaruar fajtor ka ndodhur më datë 14.09.1997, rreth orës 21:00, ku Bardhoshi në bashkëpunim me Helidon Beckan, kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri në drejtim të shtetasit Alfred H.

Arrestimi i shtetasit është bërë në Londër, pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, më 03.05.2012. Bardhoshi mbërriti ditën e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza“, në Rinas, dhe iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat