Berat, makina bie në humnerë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Kronikë e zezë

Berat, makina bie në humnerë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:00

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Çorovodë-Dervë.

Makina me të cilën udhëtonte viktima së bashku më 3 të plagosurit e tjerë doli nga rruga duke përfunduar në humnerë me rreth 100 metra lartësi.

Si pasojë gjeti vdekjen Neki Elezi dhe mbetën të plagosur miqtë e tij, Ardit Hoxha, Bardhi Hysi, dhe një tjetër person identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se Bardhi Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Ndërkohë, efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat