Bagëtitë e ngordhura nga "Gjuha blu" përfundojnë në lumë ose shiten

Kronikë e zezë

Bagëtitë e ngordhura nga "Gjuha blu" përfundojnë në lumë ose shiten

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:28

Sëmundja “Gjuha blu” që prek kryesisht bagëtitë e imëta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin dhe masat e marra nga Ministria e Bujqësisë nuk po japin e efektin e duhur.
Problemi qëndron në faktin se blegtorët kanë shpërfillur urdhrat e specialistëve për groposjen e bagëtive të prekura nga “Gjuha blu” dhe po i hedhin ato në lumenj, duke u kthyer kështu në një rrezik edhe për përhapjen e viruseve të tjera më të rrezikshme.

Gjithashtu ekzistojnë disa dyshime se shumë blegtorë e kanë shitur mishin e bagëtive të prekura nga kjo sëmundje, një veprim ky që mund të sjellë pasoja shumë të rënda për shëndetin e konsumatorëve.

Momentalisht situata më problematike paraqitet në rrethin e Kolonjës.

Dhjetëra bagëti kanë ngordhur si pasojë e këtij virusi, teksa blegtorët pohojnë se medikamentet e marra nuk kanë dhënë efektet e pritura.

Blegtorët i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa për këtë situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat