Falsifikoi dokumentet e pasurisë, arrestohet punonjësi i ZRPP-së

Kronikë e zezë

Falsifikoi dokumentet e pasurisë, arrestohet punonjësi i ZRPP-së

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:49

Ish-punonjësi i Zyrës së Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme, Vladimir Haxhiraj që ishte shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme.

40-vjeçari, u arrestua nga strukturat kundër Krimit Ekononiko-Financiar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi në kohën kur ka qenë punonjës i ZRPP-së, në periudhën 2006-2008, ka falsifikuar kartelat e 3 pasurive me mbi 350 m2.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat