Lushnje, aksident automobilistik, vdes këmbësori

Kronikë e zezë

Lushnje, aksident automobilistik, vdes këmbësori

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 18:33

Një aksident automobilistik i ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Lusnje i ka marrë jetën një kalimtari të moshës 52 vjeçare. Polica bën me dije për NOA.al se viktima është identifikuar si mashkulli me iniciale M.A., banues në Lushnje. Nga burimet paraprake dyshohet se ai ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga mjeti tip Mercedes-Benz me targa AA626HN, i drejtuar nga 51 vjeçari Panajot Cako. Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërsa veprimet procedurale në lidhje me këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat