Vritet udhëheqësi i klanit kriminel Armin Musa Osmanagic

Kronikë e zezë

Vritet udhëheqësi i klanit kriminel Armin Musa Osmanagic

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 12:45

Osmanagic vritet para syve të djalit dy vjecar dhe në prani të mikut të tij më të ngushtë. Sulmohet me snajper në kafenen Savoja, lokal ky i kushëririt të kriminelit tjetër Darko Saric Udhëheqësi i klaneve kriminale në Mal të Zi, Armin Musa Osmanagic është vrarë dje rreth orës 13:15 minuta para lokalit Savoja në qendër të qytetit të Barit.
Snajperi atë e ka goditur në stomak ndërsa nga sulmi është plagosur edhe një kamarier, ndërkohë që njoftohet se sulmi është kryer vetëm gjysmë metër larg djalit të tij dy vjecar. Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes Osmanagic kishte dhënë shenja jete ndërsa rrugës për spital ai kishte vdekur. Policia atë e ka identifikuar si shef i klaneve kriminale si dhe të dyshuarin kryesorë për vrasjen e gazetarit dhe redaktorit të të përditshmes ''Dan'', Dusko Jovanovic ndërsa këto detaje i kishte bërë të ditur një nga ministrat e asaj kohe Mico Orlandic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat