Dajti kundër katër dënimeve të përjetshme

Kronikë e zezë

Dajti kundër katër dënimeve të përjetshme

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:05

Dritan Dajti, i dënuar me 4 burgime të përjetshme për vrasjen e 4 policëve në gusht të 2009-ës në Durrës, i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar një dënim më të ulët.

Ashtu si gjatë 276 seancave të zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dajti i është drejtuar i vetëm Gjykatës së Apelit për të ndryshuar vendimin e Krimeve të Rënda, pa u përfaqësuar nga një avokat.

Dajti u dënua më 23 korrik të këtij viti me 4 burgime të përjetshme për secilin nga policët që vrau, ndërsa për plagosjen e shokut të tij Ledion Marës, i cili ndodhej në makinë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Dajti nuk u shpall fajtor.

Katër efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj ndërruan jetë në aksionin për arrestimin e Dajtit më 7 gusht të vitit 2009 në plazhin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat