Angli, arrestohen katër shqiptarë për emigracion të paligjshëm

Kronikë e zezë

Angli, arrestohen katër shqiptarë për emigracion të paligjshëm

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 10:57

Oficerët e policisë britanike kanë arrestuar ditën e hënë katër shqiptarë, të cilët u panë duke dalë nga ana e pasme e një kamioni, dhe pas një ndjekjeje të shkurtër, u arrit që të viheshin në pranga për emigracion të paligjshëm.

Sipas medieve angleze, 4 shqiptarët u panë ndërsa dilnin nga ana e pasme e një kamioni të parkuar në rrugën "Mildenhall" në Bury St Edmunds.

Menjëherë pas sinjalizimit të tyre rreth orës 10:00 të mëngjesit, nisi një operacion ndjekjeje për rreth një orë e gjysmë, që u finalizua me kapjen e të gjithë të dyshuarve, ku në operacion u përdor dhe një helikopter i policisë britanike.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur, por është raportuar se janë të gjithë meshkuj dhe të moshës 21, 26, 37 dhe 40 vjeç, të cilët po mbahen në Qendrën e Hetimit të Suffolk.

Akuza që rëndon ndaj të akuzuarve është ajo e emigracionit të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat