Aksidentohet autobusi në Prishtinë - dhjetë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidentohet autobusi në Prishtinë - dhjetë persona të lënduar

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 22:07

Sonte rreth orës 20:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen Kodra e Rimave, në Prishtinë, ku për pasojë janë lënduar 10 persona. Ngjarja ka ndodhur derisa një autobus urbanë është vetaksidentuar, duke goditur 6 automjete dhe një shtylle elektrike.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, cili tha se asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.
“Nga ky aksident janë lënduar dhjetë persona, por asnjëri nga të lënduarit nuk ka marrë lëndime të rënda dhe askush nuk është në rrezik për jetë. Policia është në vendngjarje por deri me tash nuk kemi informacione për shkaqet aksidentit të këtij autobusi”, ka thënë Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat