Italiani që vrau dy shqiptarët nga Kosova, ua kishte borxh nga 12 paga (Video)

Kronikë e zezë

Italiani që vrau dy shqiptarët nga Kosova, ua kishte borxh nga 12 paga (Video)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 20:45

Dy qytetare nga Kosova që u vranë nga punëdhënësi italian por shkaqet që çuan në incidentin ku mbetën të vdekur dy kosovarë, mbeten të shihen.
Në familjen Mustafa, është hapur e pamja. Ata po presin miqtë për ngushëllimë, për Nexhmedinin i cili u qëllua nga punëdhënsi i tij.

Nexhmedini ka lënë katër fëmijë. Familjarët thonë se vrasja ka ndodhur për shkak se Nexhmedin Mustafa dhe Valdet Avdyli, kanë shkuar të kërkojnë pagat që ua kishte borxh punëdhënësi.

Valdeti e Nexhmedini e kishin paditur në gjyq punëdhënësin italian që do të mbahej më 18 të këtij muaji.

Familjarët thonë se do t'i shkojnë deri në fund këtij rasti nëpërmjet drejtësisë.

Ndërkohë mediat italiane kanë raporuar se dorasi është dorëzuar menjëherë dhe ka thënë se vrasjen e ka kryer në vetëmbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat