Atentat në Lezhë, plagoset aksidentalisht 38-vjeçarja

Kronikë e zezë

Atentat në Lezhë, plagoset aksidentalisht 38-vjeçarja

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 19:18

Disa të shtëna me armë në qytetin e Lezhës kanë plagosur rëndë një 38-vjeçare pasditen e sotme.

Teksa kalonte në afërsi të një kompleksi shkollash, Lindita Gjoka ka mbetur e plagosur aksidentalisht, pasi sipas dyshimeve paraprake nga ana e policisë, autorët e krimit kanë pasur një tjetër objektiv.

38-vjeçarja e plagosur është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e objektivit të atentatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat