Gardiania simpatike joshte seksualisht meshkujt me lekë, bashkëpuntori i filmon dhe i shantazhon

Kronikë e zezë

Gardiania simpatike joshte seksualisht meshkujt me lekë, bashkëpuntori i filmon dhe i shantazhon

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 19:10

Falë një hetimi disa mujor të prokurorisë për krimet e rënda është bërë e mundur të zbulohet një skemë gjobëvenieje në Tiranë. Me vendim të gjykatës së krimeve të rënda u arrestuan shtetasit Ermal Mrruku dhe Klodiana Driza, te dy punonjës të burgut të Vaqarrit, në Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur që për kohë të gjatë të vendosin gjoba dhe të marrin peng individë të ndryshëm, që binin pre e kurthit të ngritur në lokale luksoze të Tiranës.

Klodiana Driza duke shfrytëzuar dhe paraqitjen e jashtme të saj, joshte dhe ftonte në kafe individë të ndryshme që nga biznesmenë, punonjës të administratës, nga ana tjetër Ermal Mrruku i filmonte takimet dhe më pas i shantazhonte personat, duke iu kërkuar 2 milionë lekë, pasi kishin ngacmuar “nusen” e tij. Në një rast Mrruku sipas Prokurorisë ka kryer dhe pengmarrrje.

Policia e Tiranës ka bërë me dije në një njoftim drejtuar mediave se Ermal Mrruku dhe Klodiana Driza akuzohen dhe për veprën penale ‘Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat