Ik nga makina e policisë i dënuari me 18 vjet burgim

Kronikë e zezë

Ik nga makina e policisë i dënuari me 18 vjet burgim

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:33

Një 22-vjeçar i dënuar me 18 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë ka mundur të arratiset mesditën e sotme nga makina e policisë e cila po e shoqëronte nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt burgut të Fushë-Krujës.
Burime nga policia bëjnë me dije se si arratisuri është Mirgen Ymeri. I riu ka mundur t’i shpëtojë togës së shoqërimit. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje daljet e kryeqytetit.

Operacioni më intensiv i kërkimit për kapjen e të riut të arratisur po zhvillohet në zonën e Yzberishtit në pallatet e reja dhe në ndërtim të kësaj zone, raporton BW.

Fillimisht u dha informacion se i riu ishte arratisur nga ambientet e paraburgimit në Kamëz por më pas u konfirmua që ai ishte arratisur nga makina e policisë. Një tjetër informacion kontradiktor ishte për kapjen e tij në rrugën “Mine Peza” por më pas u konfirmua se bëhej fjalë për nj tjetër operacion.

22 -vjeçari është arrestuar në datën 5 shtator dhe është mbajtur 10 ditë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat