Shefi italian: Dy kosovarët i vrava në vetëmbrojtje (Foto)

Kronikë e zezë

Shefi italian: Dy kosovarët i vrava në vetëmbrojtje (Foto)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:28

Dy emigrantë kosovarë dje u qëlluan për vdekje nga shefi i tyre italian, pasi i kërkuan rrogat e mbetura borxh. Italiani që qëlloi për vdekje ish punëtorët e tij, i tha policisë se aktin e kreu në vetëmbrojtje.
Një italian ka vrarë dy shqiptarë nga Kosova të cilët ishin punësuar pranë biznesit të tij të ndërtimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në lokalitetin Molino Girola, Itali.

Viktimat janë Nexhmedin Mustafa, 38 vjeç dhe Valdet Abdyli, 26 vjeç, shqiptarë të Kosovës.

Autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri është shtetasi italian, Gianluca Ciferri, 48 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Viktimat, të cilët ishin emigrantë të ligjshëm në Itali, me banim në Fermo, mësohet se pasi ishin pushuar nga puna prej italianit e kishin hedhur atë në gjyq dhe kishin kërkuar që të paguheshin për periudhën që kishin punuar.

Siç raportojnë mediat italiane, ditën kritike ata u drejtuan për te vila e biznesmenit, i cili në ato momente ndodhej i vetëm në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Policia duke përshkruar rastin, ka bërë të ditur se dy emgrantët të cilët me vete kishin një kazmë dhe biznesmeni fillimisht kishin filluar të fjaloseshin. Më pas ky i fundit drejtohet për te garazha e tij dhe merr armën me të cilën gjuan në drejtim të dy kosovarëve, siç ka thënë, në vetëmbrojtje.

Njëri nga dy punëtorët thuhet se vdiq menjëherë, ndërsa tjetri me plagë në trup u përpoq të shpëtojë, fillimisht duke u strehuar nën një tavolinë dhe pastaj duke ikur jashtë shtëpisë. Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur të vdekur në një fushë disa metra më tutje nga vendi i krimit.

Vrasësi i cili u dorëzua pa rezistencë, i ka thënë policisë se e kishte kryer aktin në vetëmbrojtje. Në ato momente ndodhej i vetëm në shtëpi, dhe ishte duke bërë punë në oborrë, kur siç ka thënë ai u sulmua nga dy ish punëtorët e tij.

Ai ka thënë se kur dy ish punëtorët tentuan ta sulmojnë, u tërhoq për te garazha ku mbante pistoletën dhe armët e gjuetisë, mori armën dhe qëlloi në drejtim të tyre me 5 apo 6 të shtëna.

Italiani që vrau dy shqiptarët nga Kosova, ua kishte borxh nga 12 paga

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat