E moshuara vetëvritet në pellgun plot me krokodilë

Kronikë e zezë

E moshuara vetëvritet në pellgun plot me krokodilë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:19

Një grua e moshuar ka kryer vetëvrasje duke u hedhur në një pellg plot me krokodilë.

65-vjeçarja Wanpen Inyai, u hodh në një pellg me më shumë se 1.000 krokodilë në një kopsht zoologjik në Bangkok të Tajlandës.

Një imazh shqetësues është postuar në internet ku shfaqet një krokodil i cili po i afrohet gruas në momentin para se ajo të sulmohej.

Motra e saj Sunan Tharmna tha se Wanpen kishte kaluar në depresion dhe nuk kishte folur me asnjë person prej disa ditësh.

Familjarët e saj u përpoqën që të paraqisnin raportin e një personi të zhdukur atë ditë, por policia u tha se duhet të prisnin 24 orë nga momenti i fundit i kontaktit siç kërkohet me ligj.

Kopshti zoologjik “Samut Prakarn Crocodile Farm e Zoo”, i themeluar në vitin 1950, e përshkruan veten si fermën më të madhe në botë me krokodilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat