Aksident fatal në Suharekë, humb jetën një 60 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident fatal në Suharekë, humb jetën një 60 vjeçar

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:11

Sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Suharekë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku ka humbur jetën shoferi i një automjeti, ndërsa shoferi tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit, në rrugën Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur “Ura e Sopisë” ka ndodhur një aksident automobilistik i cili për pasojë ka lënë të vdekur shoferin D. N. i lindur në vitin 1954, që në momentet kritike po e ngiste automjetin “Citroen Jupy”.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, thuhet se në një kthesë të lehtë në të djathtë vetura “Citroen” nuk e ka mbajtur shiritin e djathtë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë me ç’rast goditet ballë përballë me veturën “Mercedes” që vinte nga krahu i kundërt.

Mjeku i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri shofer ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat po përkujdesën mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat