Korçë, shpërthim me granatë në banesën e një personi

Kronikë e zezë

Korçë, shpërthim me granatë në banesën e një personi

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 10:33

Në banesën e një shtetasi me precedentë të mëparshëm penalë është hedhur një granatë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës dhe mësohet se granata është hedhur në banesën e Grigor Koçiut.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Burime nga policia raportojnë se Koçiu është një person me precedentë të mëparshëm penalë i akuzuar për vjedhje dhe përfshirje në konflikte.

Ndërkohë, uniformat blu të Korçës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat