Bankomatët në Kosovë cak i vjedhjeve të sofistikuara

Kronikë e zezë

Bankomatët në Kosovë cak i vjedhjeve të sofistikuara

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 09:11

Vjedhja e parave brenda disa sekondave nga bankomatët përmes një metode të sofistikuar është përhapur edhe në Kosovë.
Ekspertët softuerikë shpjegojnë se tërë kjo procedurë realizohet fal një “usb-je”, e cila përmban një virus të caktuar e që mundëson zbrazje rekorde të bankomatit.

Të dielën është evidencuar rasti i fundit i një vjedhjeje të tillë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas rumunë, njëri prej të cilëve ishte zënë në flagrancë duke kryer vjedhjen.

Arbër Rogova, arkitekt softuerik, ka bërë të ditur se ekziston një numër i madh i metodave se si grupet e ndryshme kriminale kryejnë krime kibernetike.

Vjedhjet nëpër banka kohëve të fundit thotë ai po realizohen në tërë botën përmes një metode shumë të sofistikuar, e cila ua mundëson që brenda pak sekondave të zbrazin të gjitha të hollat që mund t’i ketë një bankomat.

Edhe rastet e fundit në Kosovë duket të jenë realizuar me një metodë të tillë, thotë ai.

“Është një metodë e re e cila realizohet përmes një ‘usb-je’ e cila në disa lloje të bankomatëve mund të futet dhe për 30 sekonda nga aty mund të nxirren të gjitha paratë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat