I dyshuari kryesor në rastin e AKP’së, Mehmet Prishtina

Kronikë e zezë

I dyshuari kryesor në rastin e AKP’së, Mehmet Prishtina

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:57

(E plotësuar) Policia e Kosovës, posa ka dal nga zyret e Agjencisë Kosovare të Privatizimit me disa dokumente, kompjuter dhe gjëra tjera, të cilat i ka marr si prova materiale.

Deri tash nuk bëhet e ditur arsyet e aksionit në AKP. Po ashtu, deri tash nuk është bërë e ditur për ndonjë person të arrestuar.

Ndryshe, aty u pa edhe prokurorja e EULEX-it, Maria Bamie, e cila është larguar para pak minutash.

-----

Sot është raportuar për arrestime dhe bastisje në pronat që kanë të bëjnë me disa dyshime për keqpërdorime në njërën nga fazat e privatizimit në Kosovë.
Zyrat e AKP-së, përveç zyrtarëve policor të Kosovës, i ka vizituar edhe prokuroria e Misionit Evropian për Ligj dhe Drejtësi, EULEX.

Nga gazetari lajmi.net, i cili ndodhet në vendngjarje, është bërë e ditur se prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh, ka qëndruar në zyrat e AKP-së për rreth 40 minuta.

------

Aksioni i sotëm i policisë në AKP ndërlidhet me pronat e të dyshuarit kryesor “pinjolli” i Hasan Prishtinës, Mehemt Prishtina i njohur si ndërtuesi më i madh në Prishtinë

-------

Aksioni i policisë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, po vazhdon edhe në këto momente.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se aksioni është në zhvillim e sipër. Ai nuk ka konfirmuar nëse ka ndonjë të arrestuar apo jo. Ndërsa ka thënë se për çdo zhvillim të ri, sa i përket aksionit do të njoftojnë me kohë.

Ndërsa burime policore të Koha.net, në kushte anonimiteti kanë konfirmuar se drejtoria kundër krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës, ka arrestuar dy zyrtarë të AKP’së sot herët në mëngjes.

------

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, megjithatë deri tash nuk ka të arrestuar.

Këtë e konfirmoi Brahim Sadriu zëdhënës në Policinë e Kosovës, por që deri më tani, sipas tij, nuk ka informacione për të arrestuar.

Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me dyshimet për të cilat po kryhet aksioni,por ka thënë se për informata shtesë do të njoftohemi më vonë.

AKP mohon se ka arrestime

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka mohuar se organet policore kanë realizuar arrestime sot në këtë Agjenci.

Zëdhënësi I AKP-së, Ylli Kaloshi thotë për mediat tjera se nuk ka asnjë zyrtar të arrestuar në AKP. “Asnjë zyrtar I AKP-së nuk është arrestuar”, tha shkurt Kaloshi, duke shtuar se duhet referuar burimeve zyrtare të organeve përgjegjëse.

Policia futet në AKP, arreston dy zyrtarë ligjor

Policia e Kosovës para pak çastesh ka kryer një arrestim të dy zyrtarëve ligjor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Të arrestuarit janë Reshat Fetahu drejtor ligjor dhe Gani Ademi jurist në AKP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat