Arrestohet fallxhorja, merrte para për leximin e filxhanit

Kronikë e zezë

Arrestohet fallxhorja, merrte para për leximin e filxhanit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 00:37

Një fallxhore 43-vjeçare u arrestua nga uniformat blu qytetit të Korçës, pasi mashtronte dhe vidhte qytetarët duke iu hedhur fall në filxhan.

Vjollca Misha lindur dhe banuese në Elbasan u arrestua rreth orës 00:40 të së hënës.

Për këtë ngjarje të pazakonte, burime të sigurta nga policia e Korçës pohojnë për “A1 Report” se 43-vjeçarja shpesh herë mashtronte qytetarët duke iu lexuar filxhanin dhe më pas u merrte shuma të konsiderueshme të hollash. Po nga të njëjtat burime bëhet me dije se në datën 13 shtator të këtij viti, dy ditë para arrestimit, 43-vjeçarja ka shkuar në fshatin Drenovë në banesën e 42-vjeçares Lindita Thanasi, për t'i lexuar fall dhe e ka mashtruar duke i marrë shumën prej 10 mijë lekësh. Thanasi e ka kallëzuar në polici mashtrimin që i është bërë nga 43-vjeçarja.

Ndërsa “viktima” e radhës e fallxhores Misha ka qenë një 30-vjeçare nga fshati Libonik i rrethit të Korçës. Ermira Beleshka e ka rënë pre e mashtrimit të 43-vjeçares, duke i paguar asaj 20 mijë lekë të reja.

Policia e Korçës në bashkëpunim me policitë e qarqeve po vijon punën pasi sipas tyre dyshohet se “biznesi” i fallxhores nuk përfundon me kaq. Mendohet se ka edhe qytetarë të tjerë që kanë rënë pre e mashtrimit nga ana e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat