Pranga kreut të komunës Blinisht, ndërtoi pa leje një banesë

Kronikë e zezë

Pranga kreut të komunës Blinisht, ndërtoi pa leje një banesë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 00:11

Është arrestuar ditën e sotme kreu i komunës Blinisht të Lezhës, Jak Zhuba pasi kishte ndërtuar një banesë me një sipërfaqe 500 metro katrorë, pa leje ndërtimit.

Kryekomunari 52-vjeçar u arrestua në flagrancë gjatë një kontrolli nga polica, sipas të cilit rezultoi se Zhuba nuk zotëronte dokumentacionin përkatës për banesën dhe murin rrethues të saj.

Zhuba u arrestua në banesën e tij, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për procedime të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat