Fier, përplasen dy motora, një i vdekur, dy në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Fier, përplasen dy motora, një i vdekur, dy në gjendje të rëndë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 00:04

Fier - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Agim i Libofshës.

Si pasojë e përplasjes mes dy motorave një nga drejtuesit ka humbur jetën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është 28-vjeçari Zamir Lushaku nga fshati Vanaj.

Ndërkohë që drejtuesi i motorit tjetër me iniciale E. M 20 vjeç dhe pasagjeri me inicialet V.D, 22 vjeç i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas përfundimit të operacionit, burime nga spitali i Fierit informojnë se ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Fierit ka nisur edhe një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e 28-vjeçarit Lushaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat