Eksploziv veturës së kryebashkiakut Gjon Bardhi

Kronikë e zezë

Eksploziv veturës së kryebashkiakut Gjon Bardhi

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 08:48

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në veturën e kryebashkiakut të Fushë- Krujës, Gjon Bardhi. Ngjarja ndodhi mbrëmë në mesnatë, në fshatin Larushk të bashkisë së Fushë- Krujës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por burimet e policisë thanë se një grup ekspertësh mbërritën në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë.

Burimet e policisë thanë se po punonin për të zbardhur mekanizimin e realizimit të ngjarjes së rëndë. Dyshimet e hetuesve janë se ajo mund të jetë hedhur në distancë, ndërsa policia ka punuar për të identifikuar persona që mund të kenë qenë duke lëvizur në zonë në këtë kohë.

Ndërkaq nuk dihen shkaqet e mundshme të incidentit, ndërsa dyshimet e para të hetuesve të policisë në vendin e ngjarjes e lidhin atentatin me detyrën e Bardhit si i zgjedhur vendor. Ai është zgjedhur si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar pas dy mandatesh Ismet Mavriqin. Bardhi njihet si funksionar vendor i respektuar dhe me reputacion në zonën që drejton prej tri vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat