Autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë kanë ndaluar një tentim për kontrabandimit të mallrave në drejtim të Shqipërisë.
Policia e zonësë së perëndimit në fshatin Taranesh të Dibrës në afërsi të kufirit me Shqipërinë ka ndaluar dy shtetasit me inicialet Z.B, 51 vjeç dhe L.B, 15 vjeç nga Dibra me një makinë dhe një kalë të ngarkuar me 43 thasë në të cilët ishin rreth 80 çorape grash.
Ata tentonin që mallin ta kalonin nga Maqedonia në Shqipëri, por ky tentim u zbulua dhe se malli u konfiskua.
Ndaj dy kontrabanduesve policia theksoi se do të ngrejë kallëzime penale. (INA)