Vdes Ardian Smakolli, i rënë në koma para dy javësh pas hedhjes në një pishinë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vdes Ardian Smakolli, i rënë në koma para dy javësh pas hedhjes në një pishinë në Vushtrri

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 22:39

Pas dy jave qëndrimi në koma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot në moshën 19 vjeçari ka ndërruar jetë Ardian Smakolli, i kanë treguar familjarët e tij, pa dashur ta publikojnë identitetin për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

I ndjeri kishte rënë në koma pas hedhjes së tij në një pishinë në Vushtrri, ku për pasojë nuk kishte mbetur në gjendje të rëndë. Ai ishte banor i fshatit Rashan të Mitrovicës.

Veriu.info mëson se varrimi i të ndjerit bëhet nesër.

Gjashtë ditë pasi që Ardian Smakolli kishte rënë në koma, daja i tij për një televizion kosovare kishte treguar momentin kritik, duke u bazuar në deklaratën e shokut të tij. “Shoku i tij me të cilin ka shkuar Ardiani, thotë se derisa i ka zhveshur rrobat, nipi im ishte zhveshur, ku pastaj ishte gjuajtur në ujë. Ai thotë se kur është kthyer e ka parë Ardianin të mbuluar me ujë”, tregon daja i 21 vjeçarit”, kishte deklaruar daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat