Vrau shqiptarin me tre plumba, arrestohet italiani

Kronikë e zezë

Vrau shqiptarin me tre plumba, arrestohet italiani

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 20:53

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar italian i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarin Flori Mesuti, ngjarje e ndodhur në 30 gusht në lagjen ‘Liberty’ të Barit.
Në pranga ka rënë Francesco Caldarola, ndërsa ishte në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria.

Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga prokuroria, përmes dëshmive, 25-vjeçari shqiptar Flori Mesuti u vra me tre plumba në gjoks pasi kishte ndërhyrë për të ndarë dy adoleshentë që po zieshin me njëri-tjetrin.

Një nga të rinjtë ka thirrur në ndihmë disa të afërm të tij të cilët kanë ardhur të armatosur dhe njëri prej tyre Francesco Caldarola ka ndjekur Mesutin dhe e qëlloi me pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat