Vritet dhe gazetari tjetër amerikan?

Kronikë e zezë

Vritet dhe gazetari tjetër amerikan?

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 20:39

Një video e publikuar në Internet pretendon se e tregon vrasjen e gazetarit amerikan, Steven Sotloff, nga militantët e Shtetit Islamik.
Pas vrasjes së gazetarit James Foley nga militantët e ISIS, ku u publikua videoja gjatë ekzekutimit të tij, një tjetër video është transmetuar, ku pretendohet se është lëshuar nga ISIS.

31 vjeçari, Steven Sotloff, do të ishte gazetari i dytë amerikan, që tregohet në video duke u vrarë me heqje koke me thikë, nga militantët e Shtetit Islamik.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund ta konfirmoj autenticitetin e videos.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, është marrë në befasi, kur një gazetar e pyeti në lidhje me videon, gjatë një konferencë për shtyp të martën.
Zëdhënësi kryesor i Presidentit Obama ju tha gazetarëve: “Kjo mund të ketë ndodhur vetëm në minutat e fundit, ndërsa unë kam qenë në këmbë deri këtu. Kërcënimi i jetës së zotit Sotloff bërë disa javë më pare, është diçka e qartë, që duhet parë me kujdes nga administrata. Unë nuk jam në një pozitë për të konfirmuar vërtetësinë e asaj video. Por në qoftë se ka një video që është publikuar, kjo është diçka që do të analizohet me kujdes nga qeveria e SHBA dhe zyrtarët tanë të inteligjencës për të përcaktuar vërtetësinë e saj” – tha Earnest.
Të enjten, nëna Sotloff , Shirley Sotloff, është ftuar në një televizion, ku ka bërë apel të drejtpërdrejtë për jetën e djalit të saj. Ajo iu drejtua Ebu Bekr el-Bagdadi, kalifati i vetë-deklaruar i ISIS.
“Djali im është në duart tuaja,” – tha zonja Sotloff – “Si një nënë unë kërkoj që drejtësia juaj të jetë e mëshirshme dhe të mos dënojë djalin tim, për çështjet që ai nuk ka kontroll mbi to. Unë kërkoj nga ju që të përdorni autoritetin tuaj për të këmbyer jetën e tij”.
Videoja e parë e publikuar më 20 gusht, ka treguar vrasjen e gazetarit, James Foley.
Në këtë video, një militant i maskuar i Shtetit Islamik, u ka tërhequr vërejten zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara se gazetari tjetër, Sotloff, do të vritet, nëse Uashingtoni nuk i përfundon sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.
Videoja u shpërndarë gjatë ditës së martë me titullin “Një mesazh i dytë për Amerikën,” Sotloff shfaqet në veshjen e ngjashme me atë para se atij ti pritej koka nga një luftëratar Islamik.
Sipas imazheve në video, duket se është i njëjti luftëtar britanik i cili vrau James Foley.
Terroristët thonë: “Ashtu si raketat tuaja vazhdojnë të godasin njerëzit tanë, thika jonë do të vazhdojë të godasë qafat e popullit tuaj”.
Gazetari Steven Sotloff, ka punuar për revistat Time, National Interest dhe Foreign Policy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat