Vdes një nga të aksidentuarit nga treni (Foto)

Kronikë e zezë

Vdes një nga të aksidentuarit nga treni (Foto)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 18:07

(E plotësuar)- Njëra nga katër personat që ishin aksidentuar para dy ore nga një lokomotivë treni në fshatin Çikatovë të Drenasit, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë për KP, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila në bazë të informacioneve, njofton se tashmë vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësorë i QKUK'së.

Viktima është V.B – femër rreth të 30-ave. Ndërsa tre të tjerët A.B – mashkull i lindur me 1982, E.M – femër e lindur në vitin 1993 dhe A.M – femër, e lindur në vitin 2013.

Sërish treni në Drenas, kësaj radhe godet veturën e lëndon 4 persona

Katër persona janë lënduar rëndë, kur një tren ka goditur një veturë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër në komunën e Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në vend, edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti.

“Rreth orës 16:10 minuta ka ndodhur një aksident me ç’rast treni ka goditur një veturë të tipit Golf 4 me ngjyrë hiri. Në veturë ishin 1 mashkull dhe tri femra, ku të njëjtët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. E policia e Kosovës është duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Gjendja e dy prej të lënduarve është shumë e rëndë.
Ndryshe, dhjetë ditë më parë treni ka goditur për vdekje dy vajza në Drenas.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat