Bie nga ndërtesa, lëndohet një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Bie nga ndërtesa, lëndohet një person në Gjakovë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 16:04

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10 në Rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, viktima shtetas shqiptar i Kosovës Nikë M.

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10 në Rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, viktima shtetas shqiptar i Kosovës Nikë M.(1977) nga fshati Vogovë, derisa ishte duke punuar në një objekt është rrëzuar. Nuk dihet saktësisht nga cili kat i objektit dhe i njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe nga Emergjenca e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë , transportohet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vend ngjarje është takuar dëshmitari dhe i njëjti ka deklaruar se viktima ishte duke pastruar në objekt dhe kur punëtoret ishin ulur të pushojnë kishin vërejtur mungesën e viktimës, ishin ngritur ta kërkojnë dhe kur kishin shikuar në vendin e ashensorit,viktima është vërejtur i shtrirë dhe pa ndjenja.

Në vend ngjarje ka dal prokurori i shtetit dhe inspektoret komunal të punës. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat