Babai shpëton fëmijët nga vdekja duke u hequr granatën nga duart, por vdes vetë

Kronikë e zezë

Babai shpëton fëmijët nga vdekja duke u hequr granatën nga duart, por vdes vetë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 13:10

Një baba arriti të shpëtojë fëmijët e tij nga vdekja, por humbi vetë jetën.
Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Krumës, në Has.

Musa Gjeci ka qenë në banesën e tij, kur dy fëmijët i sollën në shtëpi një granatë, që e kanë gjetur në një banesë të braktisur.

Sapo i ka parë, babai ua ka marrë granatën nga duart, duke tentuar që ta hedhë diku larg.

Por për fat të keq granata i ka shpërthyer në dorë, duke i marrë jetën atij.

Fëmijët nuk janë lënduar për fat të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat