Shkatërrohet baza e prostitucionit, arrestohen 7 persona

Kronikë e zezë

Shkatërrohet baza e prostitucionit, arrestohen 7 persona

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 13:08

Një rrjet trafiku i prostitucionit është shkatërruar sot nga forcat e seksionit të Antitrafikut në Durrës, duke arrestuar shtatë persona mes tyre edhe tre femra.
Personat u arrestuan nën akuzën e ngritjes së një rrjeti shfrytëzimi dhe ushtrimi të prostitucionit në dy pika në qytetin e Durrësit, konkretisht te “Ura e Dajlanit” dhe te stacioni i trenit. Sipas burimeve paraprake mësohet se anëtarët e këtij grupi synonin të zinin si klientë pushuesit që frekuentonin qytetin gjatë sezonit turistik.

Operacioni i koduar “Klienti” u finalizua me sukses nga antitrafiku i policisë së Durrësit, duke arrestuar shtatë persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Materialet procedurale për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Ushtrimit të prostitucionit”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion” i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Personat e arrestuar janë:

1-Dorjan Cakrri, 21 vjeç banues në lagjen Nr.13 Durrës.

2-A.T., 17 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

3-Adenis Selimi, 24 vjec, banues në lagjen Nr.8 Durrës.

4-S.Y., 31 vjeç, banuese në Durrës.

5-M.S., 17 vjeç, banuese në Durrës.

6-L.P., 22 vjeç, banuese në rrethin Durrës.

7-Veljan Mazniku, 21 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.D., 17 vjec, banues në lagjen Nr.13 ‘Plazh’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat