Vrasja për gjakmarrje, autorët para Krimeve të Rënda

Kronikë e zezë

Vrasja për gjakmarrje, autorët para Krimeve të Rënda

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:55

Çështja e vrasjes për gjakmarrje e mbetur në tentativë në qytetin e Memaliajt, është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 12 nëntorit të vitit 2013, që ndodhi në lagjen “Lame Kanani” të Memaliajt, ku mbeti i vrarë Aurel Haxhia dhe i plagosur Niko Baka.

Dy autorët e vrasjes, Ali Manaj, së bashku me të birin Henri Manaj kanë pritur në afërsi të banesës së Aurel Haxhiajt, ku kanë vrarë këtë të fundit dhe kanë plagosur Niko Bakajn.

Ky i fundit ka qenë nën shënjestrën kryesore të dy personave, pasi babai i Niko Bakaj në vitin 2012 ka vrarë motrën e të dyshuarit Ali Manaj. Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Aurel Haxhia, e kur ky u fundit ka tentuar të largohet, është qëlluar për vdekje nga Ali Manaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat