Krimi në Mirditë/ I ngacmoi gruan, derdh 30 plumba mbi shokun e fëmijërisë

Kronikë e zezë

Krimi në Mirditë/ I ngacmoi gruan, derdh 30 plumba mbi shokun e fëmijërisë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:01

I ngacmonte gruan, i qëllon para shtëpisë me 30 plumba 29-vjeçarit.Viktima Roland Kaçorri është qëlluar nga shoku i tij Azem Ukaj, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe gruaja e viktimës, Urjeta 24-vjeç.
Nga hetimet e kryera bëhet e ditur se autori kishte dëgjuar se Roland Kaçorri i kishte ngancmuar bashkëshorten atij.Për këtë ukaj është acaruar dhe një javë më parë kishte debatuar me shokun e fëmijërisë, madje gjatë konfliktit janë qëlluar edhe me grushte.
Gjatë gjithë javës duket se autori nuk e ka përtypur dot faktinn e dhunës duke ndërrmarrë vendimin ekstrem.
Ditën e djeshme ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar 30 plumba mbi çiftin Kaçorri.Plumbat e marrë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 30 vjeçarit Kaçorri, ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Ukaj, teksa po tendtonte të arratisej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat