Vrasje makabër, dy të moshuara mbyten me qese plastike

Kronikë e zezë

Vrasje makabër, dy të moshuara mbyten me qese plastike

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku dy të moshuara janë grabitur dhe janë vrarë gjatë natës në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ndodhi në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të dy të moshuarave, kunata mes tyre. Policia ka bërë të mundur identifikimin e trupave, të cilat janë dhunuar dhe më pas janë vrarë duke i asfiksuar me qese plasmasi.

Viktimat janë Elsa Vava, 75 vjeç dhe Gjinovefa Vava, 70 vjeç. Të moshuarat janë gjetur të pajeta në katin e dytë të një banese private nga djali i njërës prej tyre.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për rastin. Hetimet janë përqendruar në dy pista, ajo e grabitjes me dhunë dhe një çështje pronësie, e cila mund të ketë qenë shkak për vrasjen.

Pista e dytë e hetimeve mendohet të jetë më e sakta, pasi sipas hetimeve paraprake, në shtëpi nuk është grabitur asgjë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori Besim Hajdarmataj, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mizore. Gjithashtu dyshohet se mund të kenë qenë më shumë se dy autorë të kësaj vrasje të dyfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat